MV – Shqiptarët zënë 29,52 për qind të popullsisë prej 2 097 319 banorësh

by admin
Spread the love

SHKUP, 30 mars /ATSH-MIA/ – Numri i popullsisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 2 097 319, prej të cilëve 54,21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29,52
shqiptarë, 3,98 turq, 2,34 romë, 1,18 serbë, 0,87 boshnjakë dhe 0,44 vllahë, sipas të dhënave të Regjistrimit 2021, që sot i bëri të ditura drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), Apostoll Simovski.

Sipas tij, popullsia e përgjithshme rezidente është 1 836 713 persona, ndërsa
jorezidente 260 606 persona.

”Nga popullsia e përgjithshme rezidente 58,44 për qind janë maqedonas, 24,3 shqiptarë,
3,86 turq, 2,53 romë, 0,47 vllahë, 1,3 serbë dhe 0,87 boshnjakë, ndërsa nga
popullsia jorezidente 24,45 për qind janë maqedonas, 66,36 shqiptarë, 4,79 turq, 1,02 romë, 0,19 vllahë, 0,35 serbë dhe 0,81 boshnjakë”, tha Simovski.

Komunë më e vogël në vend është Zërnovci, ndërsa më e madhja Kumanova.

Numri i të huajve përkohësisht të pranishëm në vend më pak se 12 muaj është 1 674./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like