MV – Pendarovski & Borrell: Realiteti i ri gjeopolitik imponon nevojën e integrimit të rajonit në BE

by admin
Spread the love

SHKUP, 14 mars /ATSH-MIA/ – Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski priti
përfaqësuesin e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, vizitë të cilën e vlerësoi si konfirmim për përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nën dritën e realitetit të tij gjeopolitik në Evropë.

”Fillimi i negociatave për vendin është test për besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Me dinamikat e reja gjeopolitike, ne nuk flasim për përshpejtim të procesit tonë, duke marrë parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendimin për fillimin e negociatave nga Këshilli i Unionit që nga marsi i vitit 2020”, theksoi presidenti Pendarovski duke bërë
thirrje për realizimin e shpejtë të vendimeve strategjike në lidhje me politikën e zgjerimit.

”Maqedonia e Veriut u dëshmua si partnere e besueshme e Bashkimit Evropian dhe bllokada e tij e mëtejshme për hapjen e negociatave, së bashku me Shqipërinë, është e paqëndrueshme”, deklaroi Pendarovski.

Duke diskutuar për pushtimin ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e tij mbi sigurinë e kontinentit evropian si tërësi, bashkëbiseduesit riafirmuan nevojën e ndërprerjes urgjente të veprimeve ushtarake ruse në Ukrainë, kthim të rendit të së drejtës ndërkombëtare dhe sa më shpejtë që mundet rimëkëmbjen e duhur nga sulmi shkatërrues mbi Ukrainën.

Përfaqësuesi i lartë e përshëndeti vendimin e vendit për përfshirjen ndaj sanksioneve të BE-së për Rusinë, me të cilën Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet politikave të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe pakos së sanksioneve të Unionit, duke e përfshirë edhe pakon e masave nga viti 2014.

Në takim është biseduar për konkluzionet e samitit të mëparshëm të liderëve të BE-së në Versajë, me theks te procesi i eurointegrimit me vendet e rajonit, për të cilën fjalën kryesore e kanë vendet anëtare./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like