MUZIKË – James McCartney dhe Sean Ono Lennon publikojnë një këngë të përbashkët

by admin
Spread the love

TIRANË, 17 prill /ATSH/- James McCartney dhe Sean Ono Lennon – djemtë e shokëve të grupit të “Beatles”, Sir Paul McCartney dhe John Lennon – kanë shkruar një këngë, të titulluar “Primrose Hill”, sipas BBC.

Balada akustike është një odë për vendin me pamje panoramike në Regent’s Park të Londrës.

Duke njoftuar publikimin e këngës me “mikun e tij të mirë”, McCartney tha se ai ndihej i emocionuar.

Në një postim të veçantë në Instagram, McCartney zbuloi se kënga ishte frymëzuar nga fëmijëria e tij në një ditë vere në Skoci.

Sir Paul ofroi mbështetjen e tij atërore për këngën duke e ndarë atë nëpër mediat e tij sociale, si dhe duke dërguar shumë dashuri për Sean Ono Lennon i cili bashkëshkroi këngën.

Ono Lennon është djali më i vogël i të ndjerit John Lennon dhe artistes Yoko Ono. James është djali i Paul McCartney me bashkëshorten e tij të parë Linda McCartney.

“Primrose Hill” është hiti i dytë i McCartney këtë vit pas “Beautiful në shkurt, publikimi i tij i parë që nga viti 2016.

Ono Lennon ka numëron disa këngë solo në emrin e tij, si dhe performanca në shumë grupe duke përfshirë Cibo Matto, “The Ghost Of A Saber Tooth Tiger” dhe “The Lennon Claypool Delirium”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like