Muriqi thotë se grupi është i uritur për fitore

by admin
Spread the love

Sulmuesi kryesor i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se është plotësisht gati për miqësoret e këtij muaji.

Sulmuesi i Mallorcas ishte i pranishëm në stërvitjen e parë të “Dardanëve” të mbajtur të hënën pasdite në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali. Sipas Muriqit, Kosova po e hap një faqe të re të historisë.

Kosova të premten do të përballet me Armeninë në Yerevan, ndërsa më 26 mars do të luaj kundër Hungarisë në Budapest.

“Ishte dita e parë e stërvitjeve dhe dita që u njoftuam përsëafërmi të gjithë me stafin e trajnerëve. Do e hapim një faqe tjetër dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë që ta mësojmë taktikën dhe kërkesat e trajnerit. Në vizitën që trajneri Foda më bëri në Spanjë e kam njoftuar që grupi është i uritur për fitore”, tha ndër të tjera Muriqi në deklaratën pas stërvitjes.

You may also like