Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimhan Abakarov humb fronin e kampionit të botës

by admin
Spread the love

Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimhan Abakarov ka humbur fronin e kampionit të botës në Botërorin e mundjes që po zhvillohet në Beograd.

Ai u mund nga mundësi serb Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Në rrugën për në finale, Stevan Miçiq fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0, më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2.

Në çerekfinale ishte më i mirë se kampioni aktual olimpik Rus Uguev, ndërsa në gjysmëfinale mposhti kampionin aktual botëror Abakarov nga Shqipëria.

Në luftën për medaljen e artë, e cila është planifikuar për nesër, Mićić do të ketë për rival japonezin Rei Higuchi.


Top Channel

You may also like