MOSKË – Alexei Navalny do të varroset të premten

by admin
Spread the love

MOSKË, 28 shkurt /ATSH-DPA/- Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili vdiq në një kamp të burgut rus më 16 shkurt, do të varroset të premten në Moskë, njoftoi sot zëdhënësja e tij në X, dikur Twitter.

“Fillimisht do të ketë një shërbim funerali në një kishë në lagjen juglindore të Maryino, i ndjekur nga varrimi në një varrezë aty pranë”, shkroi zëdhënësja e Navalny.

Nëna e Navalny dhe mbështetësit e tij iu desh të luftonin me autoritetet ruse për të liruar trupin e tij dhe për t’i lejuar ata të varrosnin liderin e ndjerë të opozitës në Moskë.

“Navalny vdiq papritur më 16 shkurt në kampin e burgut në rajonin e Arktikut të Siberisë”, thanë autoritetet ruse.

Rrethanat e vdekjes së tij mbeten të paqarta. Ai ishte 47 vjeç.

Udhëheqësit perëndimorë, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz thanë se e konsiderojnë presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës për vdekjen e Navalny.

Navalny, thuhet se u rrëzua gjatë stërvitjes në oborrin e akullt të burgut dhe se kishte vdekur pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer atë në jetë.

Sipas ekipit të Navalny, certifikata e vdekjes përmend shkaqe “natyrore”. Trupi i tij u mbajt i fshehur për më shumë se një javë.

Lyudmila Navalnaya, nëna e Navalny, ka akuzuar autoritetet ruse se janë përpjekur t’i bëjnë presion që të varroste djalin e saj në fshehtësi, gjë që ajo e ka refuzuar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like