“Mos u kthe Trix” – Çfarë shkruhej në postimin që mori pëlqimin e Beatrix në Instagram

by admin
Spread the love

Na bëri përshtypje një pëlqim i Beatrix Ramosaj në Instagram. Pse do thoni ju?

“nje_arjole” i dedikoi një shkrim këngëtares, ku çfarë tërhiqte vëmendjen ishte fraza me të cilin kishte hapur mendimin.

“Mos u kthe Trix,” shhkruhej në fillim të tekstit i cili mbështeste totalisht Beatrixën pas ndarjes së saj nga Donaldi, njësoj siç titullohet dhe kënga që Semi Jaupaj publikoi para pak ditësh, e ku dukej sikur çdo fjalë i dedikohej marrëdhënies që ka pasur Donaldi me Bora Zemanin.

Aty komentohej presioni që po i bëhet këngëtares për t’u kthyer me Donaldin, ndërsa renditeshin të gjitha arsyet që ajo kishte për të mos ju kthyer përsëri historisë që lindi në Big Brother Vip.

Sipas “nje_arjole” Donaldi ka shfaqur gëzim kur kanë kaluar parashutat me dedikime për historinë e tij dhe të Borës, ka nënvlerësuar ndjenjat e Trixës dhe nuk ka kuptuar asnjë gabim që ka pasur në raport me të.

“Si të kthehet te një njeri që ka të shenjtë çdo gjë veç saj,” shkruhej në postim.

“Mos u kthe Trix…Thonë që pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë, e ti mos u kthe, se nuk e meriton këtë dashuri…E në të dashtë të do gabim,” shtoi “nje_arjole”.

Shkrimi që ka pëlqyer Beatrix në Instagram thotë se nuk ka arsye kthimi pas gjithë urrejtjes që këngëtarja ka marrë për shkak të Donaldit,ndërsa ky i fundit ja ka shpërblyer me injorim publik e mes miqsh. Siç duket, Beatrix bie dakord me “mos u kthe”.

Në darkën e ish-banorëve me finalistët e Big Brother Vip, Donaldi u zhgënjye nga mungesa e Beatrix. Kjo e fundit nuk shkoi sepse i kishte ngelur hatri me batutat që Donaldi shkëmbeu me Ermal Mamaqin dhe Salsano Rrapin kur ata shkuan si të ftuar në BBV.

Kur u komentua mungesa e Beatrix në vijim, Doanldi tha se nëse Beatrix kishte shkuar jashtë shtetit, ai nuk i fliste më me gojë.Kështu që, mendohet se kjo mund të jetë arsyeja e ndarjes së tyre.

 


You may also like