“Mos më fyej mua inteligjencën” Kryeministri Rama revoltohet me Tabakun

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, kryeministri Edi Rama kritikoi kryetaren Jorida Tabaku për llojin e pyetjeve që bënte.

Kur Tabaku  e pyeti për një citim të bërë në një mbledhje qeverie, kreu i qeverisë i tha se ishte pyetje pa sens.

Reagimi i Ramës:

“Kam problem nga ofendimi i inteligjencës, e kam problem. Se kur ma ofendon inteligjencën deri në këtë pikë se këtu jeni ju që po bëni propagandë. Se pyetja a e mban mend këtë mbledhje qeverie, është pa sens, nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie.

Ne bëjmë mbledhje për javë, si ta mbaj mend unë. Unë mbaj mend vetëm kur vumë foton e Ismail Qemalit dhe hoqëm të gjithë ato që latë ju,” tha Rama.

You may also like