Mos e humbisni këtë rrëfim të Monica Belluccit për plakjen

by admin
Spread the love

Monica Bellucci ka folur hapur mbi idenë e plakjes dhe u shpreh se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është e shqetësuar për të ruajtur rininë në të 50-at.

Aktorja italiane që aktualisht është 57 vjeç e shprehu mendimin e saj për rritjen e moshës në një intervistë për revistën Sunday Times Style. Monica tregoi për stilin e saj të jetës duke theksuar se i pëlqen vera, makaronat dhe klasat e Pilates njëherë në ca kohë dhe nuk i duron dot stërvitjet rraskapitëse apo dietat kufizuese.

“Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë e dobët, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në një mënyrë paqësore. Kur je 50 ose 60, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20. Ti ndryshon dhe kur fëmija hyn në dhomë gjëja e rëndësishme është pikërisht ai. Ne kalojmë në vendin e dytë. Kjo na jep një tjetër perspektivë”, rrëfeu Bellucci.

Edhe pse sigurohet që të bëjë ushtrime fizike dhe të kujdeset për çfarë ha kur është duke punuar, aktorja thekson se nuk shkon në ekstreme. Ajo ka zgjedhur ta shikojë plakjen si diçka të paevitueshme por edhe të bukur.

“Ka shumë momente të ndryshme në jetë. Kur je shumë i ri, ke atë që në Francë e quajnë “la beauté du diable”, bukurinë e djallit, e cila është thjesht e natyrshme, është bukuria e rinisë, bukuria e një momenti biologjik në jetën tënde. Dhe jeta vazhdon. Fiziku, plaket dhe ne duhet të merremi me këtë. Nuk mund të bëjmë asgjë. Në të njëjtën kohë jemi me fat, sepse nëse plakemi do të thotë se kemi jetë të gjatë. Ndërsa trupi zbret, shpirti rritet”, tregoi Bellucci.

Dhe me kaq i dha një mësim të mirë çdo brezi, të ri e të vjetër.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like