Modric për luftën Ukrainë – Rusi: U rrita vetë në luftë, nuk ia dëshiroj askujt – ta ndalojmë këtë marrëzi

by admin
Spread the love

Luka Modric u rrit gjatë luftës ballkanike, pasojat e së cilës i vuajti shumë. Mesfushori kroat, madje humbi anëtarët e familjes në atë luftë, gjyshin e tij.

Në Twitter, futbollisti i Real Madrid ka dhënë mendimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës, duke bërë një apel të qartë.

“Unë jam rritur në një luftë dhe nuk ia uroj askujt atë. Duhet ta ndalojmë këtë marrëzi, ku vdesin vetëm njerëz të pafajshëm. Ne duam të jetojmë në paqe”.

Historia e dhimshme e Modric: Luka Modric është dashur të kapërcejë shumë vështirësi serioze përpara se të bëhej një futbollistë profesionist. Kur ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij u trondit. Gjyshi i tij i dashur ra në duart e banditëve militarë serbë, ndërsa vetë u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.

Por, pavarësisht vështirësive të tilla, kjo nuk e ndaloi djaloshin ambicioz që të bëhej një nga lojtarët më të mirë të planetit dhe tani, fitues i “Topit të Artë”. Më 8 dhjetor 1991, gjatë Luftërave Ballkanike, milicia e dhunshme serbe e sulmoi Modricin, një fshat i vogël pranë maleve të Velebit në Dalmacinë Veriore dhe shkaktoi terror për familjet kroate që nuk kishin ikur nga vendlindja.

Luka Modric Snr (gjyshi), i cili po i ruante bagëtitë e tij në një rrugë të braktisur, u kap nga një grup serbësh dhe u ekzekutua brutalisht, së bashku me pesë vendas të tjerë. Ideja ishte të dërgohej një mesazh te banorët e tjerë të Modricit që ata duhet të largoheshin nga qyteti i tyre.

Vdekja e goditi fort Luka. Ai ishte rritur nga gjyshi i tij, Luka Modric Snr, pasi prindërit, tij Stipe dhe Radojka punonin për orë të gjata në një fabrikë veshjesh për të mbështetur familjen financiarisht. Pas incidentit, prindërit e tij u detyruan të largoheshin nga Modrici dhe kërkuan strehim në Hotel Iz, në qytetin e Zadarit.

Pa energji elektrike apo ujë të pijshëm, zhurmat e granatave dhe plumbave u bënë një dukuri e përditshme për Luka dhe motrën e tij Jasmina, për të mos përmendur shmangien e minave tokësore që mund ta dërgonin tek vdekja në çdo moment.

Por kjo nuk e ndaloi djaloshin që të shkelmonte një top futbolli të vogël dhe të luante në parkingun e hoteleve, duke ëndërruar që një ditë fitonte ekzistencën e tij që ishte shkatërruar nga lufta. Historia e tij është një rrëfim i shkëlqyer për njerëzit, është testament i përkushtimit, pasi katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve e ka arritur këtë sukses të madh në futboll pas një tragjedie të tmerrshme.

Modric rrallë flet për vështirësitë e tij, por kur nënshkroi me “Spurs” në vitin 2008, e tregoi këtë periudhë të fëmijërisë së tij: “Kur filloi lufta u bëmë refugjatë dhe kjo ishte një kohë shumë e vështirë. Isha 6 vjeç. Ishin kohë shumë të vështira. Ne jetuam në një hotel për shumë vite, ndërsa luftonim edhe financiarisht, por gjithmonë e doja futbollin.

Mbaj mend që mbrojtëset e mia të para të këmbëve i kam pasur të Ronaldos, brazilianite, dhe i kam dashur shumë ato. Lufta më bëri më të fortë, ishte një kohë shumë e vështirë për mua dhe për familjen time. Unë nuk e përmend gjithmonë, por nuk do ta harroj kurrë”.

You may also like