Mocion mosbesimi ndaj Johnsonit – Rruga Press

by admin
Spread the love

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të përballet të hënën me mocion mosbesimi, pasi deputetët konservatorë i siguruan 54 vota, duke kërkuar largimin e tij.

Siç raportoi TheGuardian, për të rifituar besimin, Johnsonit i duhen votat e të paktën 50 për qind të deputetëve.

Johnson është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe për festat private në kohën kur vendi ishte i mbyllur.

Pro Johnsonit ka dalë sekretarja e Jashtme, Liz Truss, e cila shkroi se kryeministri e ka mbështetjen e plotë, derisa ua kërkoi të njëjtën gjë edhe deputetëve konservatorë.

“Ka punuar në tejkalimin e COVID-19 dhe e ka mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus. Ai ka kërkuar falje për gabimet e bëra. Duhet të fokusohemi në rritjen ekonomike”, shkroi ajo në Twitter.

Rruga Press

You may also like