“Mobilizim i pjesshëm ushtarak”, Putin shpall planin e ri për luftën në Ukrainë

by admin
Spread the love

Nga dita e sotme, Rusia nis një mobilizim të pjesshëm ushtarak. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim drejtuar kombit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Në deklaratën e tij, Putin akuzoi Kievin se po tërhiqej nga bisedimet e paqes, duke vepruar me urdhër të drejtpërdrejtë nga aleatët perëndimorë.

“Po flasim për mobilizim të pjesshëm, vetëm qytetarët që janë aktualisht revervistë do t’i nënshtrohen rekrutimit dhe mbi të gjitha ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura dhe kanë një specialitet të caktuar ushtarak dhe përvojë përkatëse.

Në vend të negociatave, qeveria ukrainase ka forcuar ushtrinë e saj me trupa të trajnuara nga NATO, shumë prej të cilëve janë ekstremistë neonazistë”, u shpreh Putin.

Ai theksoi se do të mbështesë referendumet në rajonet e Ukrainës dhe çdo prekje e tyre do të çonte në një përshkallëzim të luftës.

You may also like