Milorad Dodik konfirmohet president i Republikës Sërpska

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës zyrtarisht njoftoi se pas rinumërimit të votave, Milorad Dodik, kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, fitoi më së shumti vota për tu zgjedhur nw pozitën e presidentit të Republikës Sërpska.

Dodik, u shpall zyrtarisht fitues i presidencës së njësisë serbe të vendit pas një procesi të rinumërimit që ndodhi me kërkesë të opozitës.

Rinumërimit i parapriu raportimi i një mori shkeljesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Bosnje.

“Në lidhje me rezultatet origjinale të Zgjedhjeve të Përgjithshme për nivelin e Presidentit dhe Zëvendëspresidentit të Republikës Sërpska, kontrolli i rinumërimit konfirmoi se Milorad Dodik është kandidati me numrin më të madh të votave,” tha presidenti i Komisionit Qendror të Bosnje e Hercegovinës, Suad Arnautoviq.

Një numërim paraprak pas zgjedhjeve i dha fitoren Dodikut për presidencën e Republikës Serbska.

Dodik fitoi 48 për qind të votave derisa kundërkandidatja, Jelena Triviç, nga opozita fitoi 43 për qind.

Megjithatë, një ditë pas zgjedhjeve partitë opozitare akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “plaçkitje të organizuar të zgjedhjeve” dhe kërkuan rinumërim.

Republika Sërpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë.

Opozita ka protestuar disaherë me kërkesën që disa persona të ndiqen penalisht, përfshirë edhe Dodikun, i cili është subjekt i sanksioneve perëndimore për shkak të aktiviteteve të tij për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja./REL


Top Channel

You may also like