Milani pëson tre gola, por kualifikohet, ia del edhe Benfica

by admin
Spread the love

Milani pëson tre gola, por arrin të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Europa League.

Skuadra kuqezi u mposht 3-2 nga Rennes, në transfertë, por falë suksesit 3-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “San Siro”, avancon në fazën tjetër.

Tri herë arriti të shënonte Rennes në portën e Maingan me të njëjtin autor, Bourigeaud (dy herë me 11-metërsh, por “Djalli” u kundërpërgjigj fillimisht me Jovic (1-1) e pastaj me Leaon (2-2) për të barazuar përkohësisht rezultatin.

Një humbje pa “zarar” për kuqezinjtë, të cilët patën qetësinë e fitores së thellë të ndeshjes së parë, duke e toleruar disi kundërshtaren franceze.

Kualifikohet edhe Benfica, që barazoi pa gola në fushën e Toulouse, ndërkohë që e kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë.

Rezultatet:

Freiburg – Lens     2-2

Qarabag – Braga  0-0

Rennes – AC Milan       3-2

Toulouse – Benfica      0-0


Top Channel

You may also like