Mickoski: Kovaçevski është i vetmi që po mbron Ramiz Merkon

by admin
Spread the love

Ajo çka ka arritur nga Departamenti i Shtetit, sipas kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, është vetëm konfirmim i krimit dhe korrupsionit të cilët e ndjejnë qytetarët.

Mickoski konsideron se ajo që shpalli Departamenti i Shtetit me vendosjen e “listës së zezë” të kryetarit të Strugës Ramiz Merko nga BDI është vetëm konfirmim i krimit dhe korrupsionit që e ndjejnë të gjithë qytetarët në vend.

I vetmi që mbron kryetarin e Strugës, thotë kryetari i partisë opozitare, është kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kjo çka ka arritur nga Departamenti i Shtetit është vetëm konfirmim i asaj që e ndjejmë. Kryetari i komunës dhe një pjesë e udhëheqësisë së lartë të BDI-së janë vendosur në listën e zezë për shkak se ata kanë dëshmi, të paktën kështu e kuptova atë njoftim në publik, se pas tij fshihet një krim i madh, por edhe se ka ndikuar në drejtësi dhe në marrjen e vendimeve gjyqësore.

I vetmi që mbron Ramiz Merkon është Dimitar Kovaçevski, edhe pse vetë BDI-ja po hesht”, tha Mickoski.

You may also like