Mexhiti: Ne kemi qenë kur BDI-ja ka qenë trashëgimtare e UÇK-së, por jo e kësaj BDI-je që e ka kapur Grubi

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte në Kumanovë u është përgjigjur akuzave nga eksponentë të BDI-së se ai është derivat i BDI-së.
Ai tha se nuk e mohon që është derivat i BDI-së, por siç theksoi ai, derivat i BDI-së si trashëgimtare e UÇK-së, e jo e BDI-së aktuale.

“Kur i shohim këta të tjerët, sidomos z.Grubi, mundohet të na paraqet se ne jemi derivat të BDI-së dhe ne nuk e mohojmë këtë. Ne kemi qenë kur BDI-ja ka qenë trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por jo kësaj BDI-je që e ka kapur z.Grubi. Ne mund të jemi derivat, nuk e mohojmë, kemi qenë pjesë aty, deri sa kemi qenë, kemi qenë lojal deri në fund, kur ishte duke ra Qeveria, ne e shpëtuam atë Qeveri, bashkë me deputetin tonë Kastriotin i dhamë shansin e fundit për reformim, i dhamë mundësinë kreative që të bëjmë një fraksion brenda, që ta reformojmë dhe ta ndryshojmë brenda, ta ruajmë trungun e UÇK-së, trungun e BDI-së, por ata na përjashtuan. Ne nuk e mohojmë që kemi qenë derivat i BDI-së, por nuk jemi as derivat i Dick Marty, as i shtëpive të verdha, as i spiunazhës…Ne nuk kemi njolla në bagazh as për rastin e Kumanovës, as për rastin e Monstrës, as Brodecit, as tjerave, jorastësisht apo jo, gjithkund del kjo figurë që e ka kapur BDI-në, pra z.Grubi, është derivat i Dick Marty, i shtëpisë së verdh, aty ku janë ndërtuar vlerat kombëtare dhe kur është dashur të njolloset UÇK-ja”, tha mes tjerash Mexhiti.

MARKETING



You may also like