Mexhiti: Maqedonia nuk ka mungesë të mjekëve, një mjek specialist meriton pagë minimale prej 90.000 denarëve

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në “Summer Click” në TV21 tha se Maqedonia e Veriut nuk ka mungesë të mjekëve. Mexhiti thotë se tash e tutje mjekët e diplomuar do të dërgohen për specializim aty ku ka nevojë, e jo aty ku kanë dëshirë ata.

“Kemi tre fakultete të mjekësisë, unë mendoj se për momentin nuk kemi ndonjë deficit të mjekëve. Ka qenë keqmenaxhim i disa spitaleve rajonale, të cilët nuk kanë kërkuar saktë se çfarë kalibri i mjekut i duhet për specializim, ose i kanë dërguar për në Shkup, deri sa kanë ardhur në Dekanat i kanë ndryshuar specializimet. Nuk do Patologji, apo nuk do Aneseteziologji, do Kardiologji, dëshira tash e tutje nuk do të ketë, këtë ia garantoj si ministër i Shëndetësië, atë që ka spitali nevojë, aty do të paraqiten”, tha Mexhiti.

I pyetur se çfarë page meritojnë punonjësit shëndetësorë, tha se një specialist meriton të merr së paku 90,000 denarë pagë mujore. Mexhiti njoftoi edhe për marrëveshjen e re kolektive për rritje të pagave prej 10%.

“Unë mendoj se një rrogë dinjitoze e një mjeku specialist duhet të jetë së paku 90,000 denarë. Ne do të mundohemi ato kalkulime me kooficient t’i bëjmë. Ju siç e dini edhe me sindikatat kemi sjellë një vendim se do të ketë një rritje prej 10% për të gjithë punonjësit shëndetësorë. Kolegët e mi, për punën që e bëjnë, meritojnë të kenë paga shumë më të mëdha”, tha Mexhiti.

You may also like