Meta: Berisha u kthye me votë, jo me forcë

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Ilir Meta ka folur sot në “Open” në News24 dhe për bashkëpunimin me kreun e PD-së Sali Berisha. Ai tha se Berisha u kthye me votë, jo me forcë dhe se nëse duam të mundim Berishën, duhet të punojmë më shumë, të luftojmë më shumë apo të denoncojmë korrupsionin më shumë se Berisha.

Meta shprehu bindjen se kjo opozitë do ta mundë qeverinë.

“Sali Berisha dha dorëheqje, e la partinë. Mbajti atë pozicion që kishte, punë e tij. U bë non-grata pas zgjedhjeve. Pse nuk e hodhi në votim ai zotëria çështjen e non-gratave, shumë mirë, ai besonte se non-grata ishte e drejtë, ta hidhte në votim. Ai nuk ikën se ai është modeli i ri. Ai u rikthye për çështje të dinjitetit të tij, për parimet e tij. U kthye me votë, nuk u kthye me forcë. Ai tjetri duhet të qëndronte me votë, të tregonte që ishte më demokrat dhe më parimor se ky. Dhe nëse nuk e shkarkonte dot të bënte një parti proamerikane, proangleze etj. Ky ka ardhur me votë atje ku është. Nuk ka njeri dyshim që gëzon përkrahjen e atyre njerëzve. Duam të mundim Berishën, të punojmë më shumë se Berisha, të luftojmë më shumë se Berisha, të denoncojmë korrupsionin më shumë se Berisha. Të bashkohemi dhe ta mundim Berishën, jo ik ti tani dhe më vër mua. Kjo opozitë do ta mundë qeverinë në mënyrë të padiskutueshme. Kjo ishte një opozitë e shitur, e tradhtuar”, tha Meta.

You may also like