Merkato Inter: Nesër lamtumira e Alexis Sanchez, Pinamonti pranë Sassuolos

by admin
Spread the love

E hëna do të jetë dita që Alexis Sanchez do ti thotë lamtumirë Interit. Marrëveshja për prishjen e kontratës është arritur prej disa ditësh (lojtari do të marrë 7 milionë euro), por nesër do të hidhet firma në kontratën, që do të zyrtarizojë ndarjen mes palëve një vit më parë nga sa ishte parashikuar.

Sulmuesi nga Kili pritet që të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin francez me Marseille, klub me të cilin ka gjetur marrëveshjen për një kontratë 2-vjeçare ku pritet të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Ndërkohë duket se Sassuolo është destinacioni i ardhshëm i Andrea Pinamontit. Klubi italian e sheh sulmuesin si zëvendësuesin ideal të Raspadorit që po shkon drejt Napolit. Sassuolo është e gatshme ti japë Interit 20 milionë euro dhe ti bëjë një ofertë më të mirë se Atalanta sulmuesit. / Oversport.tv

You may also like