Mendoj që Luizi ka ndjenja për mua, edhe unë mund të dashuroj dikë

by admin
Spread the love

Kiara Tito, bukuroshja e ekranit shqiptar i është bashkuar pak ditë më parë aventurës 100 ditore të reality show-t më të njohur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Ajo ka qenë në qendër të mediave këto ditë, pas ngacmimeve të një tjetër banori brenda shtëpisë, Luiz Ejllit, i cili ka shfaqur simpati për të.

Mirëpo, moderatorja duket se nuk shfaq të njëjtin pëlqim ndaj këngëtarit, duke ia shprehur këtë gjë. Pavarësisht refuzimit, Luizi nuk ka hequr dorë, duke tentuar të fitojë zemrën e saj. Por, në një intervistë brenda shtëpisë me Efin dhe Ronaldon, ku Kiara luante rolin e të intervistuarës, banorët e pyetën nëse kishte shanse që ajo të dashurohej me dikë aty brenda.

Kiara pohoi që edhe mund të dashurohet brenda shtëpisë, ndërsa foli edhe për ndjenjat e Luizit kundrejt saj.

Ronaldo: Je apo jo e dashuruar?

Kiara: Jo nuk jam!

Ronaldo: Mendon se mund të dashurohesh?

Kiara: Po edhe mundet!

Efi: Mendo se Luiz Ejlli ka ndjenja për ty?

Kiara: Po edhe e mendoj!

Ronaldo: Kiara ndjen ti?

Kiara: Jo momentalisht!

You may also like