“Më thonë se Kosova nuk ekziston”, Dua Lipa flet për ‘rrënjët’ e saj në median prestigjoze

by admin
Spread the love

Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë, me arritjet e saj, por jo vetëm. Sigurisht, edhe për faktin që ajo nuk e harron kurrë origjinën e saj dhe i tregon botës me krenari rrënjët nga të cilat ka ardhur.

Në një intervistë dhënë së fundmi për prestigjiozen WSJ, ajo tha se kujtimi i së kaluarës e ndihmon të jetë e kënaqur me jetën e saj.

Në një intervistë dhënë së fundmi për prestigjiozen WSJ, ajo tha se kujtimi i së kaluarës e ndihmon të jetë e kënaqur me jetën e saj.

“Është një pjesë e rëndësishme e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar (situata e refugjatëve) ka qenë gjithmonë diçka që më është shumë afër zemrës”, tha Dua.

Ndër të tjera ajo tregoi se shumë njerëz i shkruajnë se Kosova nuk ekziston, se nuk ka identitet.

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time është e vështirë për mua të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”, u shpreh Dua.

Sakaq, këngëtarja ka treguar edhe marrëdhënien me njerëzit e saj më të afërt.

“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit e dinë në të vërtetë kush jam unë. Unë kam bërë paqe me faktin që njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”, tha ajo.


You may also like