Më shumë bashkëpunim me Gjermaninë, Armand Duka takohet me Hans-Joachim Watzke

by admin
Spread the love

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Zëvendës Presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit dhe Drejtorin Ekzekutiv të Borusia Dortmund, Hans-Joachim Watzke. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Duka me anë të një postimi në profilin e tij zyrtare.

Duka u shpreh se në këtë takim u fol për një bashkëpunim më të thelluar ndërmjet FSHF dhe Federatës Gjermane të Futbollit për të tërhequr ekspertizën më të mirë për futbollin në vendet tona.

“Sot me Hans-Joachim Watzke, Zëvendës Presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit dhe Drejtorin Ekzekutiv të Borusia Dortmund, një nga figurat më të mëdha të menaxhimit në futbollin gjerman dhe atë botëror.

Sëbashku me miqtë dhe kolegët e mi, Muamet Sejdini dhe Agim Ademi, folëm për një bashkëpunim më të thelluar ndërmjet Federatave tona me futbollin gjerman, për të tërhequr ekspertizën më të mirë për futbollin në vendet tona.” /oversport.tv

 

You may also like