“Më prek dhe do ta tregoj unë mes 4 milionë shqiptarëve”/ Juli debaton me Meritonin

by admin
Spread the love

Julian Deda dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Moderatori i tha aktorit se ai e ka ofenduar me fjalë të këqija gjatë gjithë kohës, ndërsa ky i fundit u shpreh “të kam nxjerrë nga vetja dy herë”.

“Ditën kur erdhe ti më tha “Po më preke edhe një hërë ta tregoj unë mes 4 milionë shqiptarëve” – tha Juli, ndërsa Meritoni u shpreh se ai është një aktorë shumë i mirë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe banori filloi që të “tallej” me Meritonin duke thirrur të dashurën e tij: “O Ilnisa hajde e merre djalin se iku, doli nga vetja”.

Pjesë nga debati:

Juli: Me frena dore

Meritoni: Ti ke dalë nga vetja në momentin që mu ke drejtuar me fjalët më të këqija. Ta kam sjellë qumështin, e ke marrë dhe e ke hedhë

Juli: O Graciano Meritonin unë e kam nxjerrë nga vetja 2 herë

Graciano: Ouuu, kur?!

Juli: Ditën kur erdhe ti më tha “Po më preke edhe një hërë ta tregoj unë mes 4 milionë shqiptarëve. I tha Arbëri “çfarë i bën këtij më trego”, e kritikoj me fjalë i tha ky. Meritoni u bë tym

Meritoni: Aktrimin e ke, nota 10-të.

Juli: O Ilnisa hajde e merre djalin se iku, doli nga vetja

Erjola: Mos del edhe sot nga vetja o Meriton

Meritoni: O Jul Deda nuk të ec kjo lojë me mua

Juli: Si është kjo lojë?

Meritoni: Ti je manipulues

Juli: A je ti e vërteta në këtë vend?

Meritoni: Po flas për situata unë. Tregoj realitetin se ti manipulon vajzat

You may also like