Më pak yndyrë dhe alkool! Këshillat e mjekëve të urgjencës për tryezën e festës

by admin
Spread the love

Ashtu siç ndodh rëndom, konsumimi i ushqimit dhe alkoolit të tepërt gjatë festave sjell probleme shëndetësore.

Mjekët këshillojnë sidomos të sëmurët kronikë me diabet dhe hypertension të tregojnë më shumë kujdes. Një festë e shfrenuar sjell një vit të ri në regjim spitalor. Për të evituar një situatë të tillë mjekët këshillojnë më pak yndyrna dhe alkool.

“Për mos i prishur këto festa kaq të bukura, duhet të kenë sidomos të sëmurët me diabet, të cilët nga mbingarkesa e ushqimit mund të japë simptoma të ndryshme, dhe paraqiten në urgjencë, sidomos në këtë periudhë. Kemi edhe rastet me hipertension, ose rastet me tension, diabet, etj. Nga konsumimi i alkoolit mund të shfaqë ç’rregullime të ritmit dhe kriza hipertensive. Duhet sa më shumë kujdes sepse kthehet në një problematikë të shoqërisë”, tha Ergys Mici, shef i Shërbimit të Urgjencës, Elbasan.

Po ashtu, konsumimi i alkoolit, sidomos tek të rinjtë, në jo pak raste është bërë shkak për aksidente me pasoja të rënda. Megjithëse në ditët e festave policia kalon në gatishmëri, përsëri një gjë e tillë nuk mjafton, ndaj nevojitet më shumë kujdes për të nisur një vit të ri të mbarë e mbi të gjitha pa pasoja në shëndet.


Top Channel

You may also like