Më në fund pak dritë për Paul Pogba, ja kur mund të debutojë këtë sezon

by admin
Spread the love

Paul Pogba më në fund rikthehet për të pare pak dritë pas një sezoni thjesht të tmerrshëm, të shoqëruar nga lëndime dhe rikthime të pavlera, pasi nuk u vu kurrë në dispozicion të Massimiliano Allegrit.

Pasi luajti dhe shënoi në miqësoren e luajtur në Continassa e fituar 5-0 kundër Alessandrias, Pogba dha sinjale të mëtejshme pozitive, në fund të një vere, gjatë së cilës punoi shumë.

Ndjesi të mira që e shtynë Massimiliano Allegrin ta thërriste për ndeshjen jashtë fushe në Udine, ku Juventusi bëri debutimin në Serinë A, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Java pas ndeshjes kundër Udineses vazhdoi pa pengesa të mëtejshme dhe për këtë arsye thirrja e francezit për debutimin në shtëpi kundër Bolonjës tashmë mund të konsiderohet e sigurt.

Nuk mund të përjashtohet mundësia që Pogba të gjejë hapësira ​​gjatë sfidës, duke regjistruar minutat e para zyrtare të sezonit. Dhe në këtë kuptim, optimizmi po rritet.

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, e ka përfshirë Pogbanë në mesin e të grumbulluarve për angazhimin e dyfishtë në shtator në kualifikueset e Euro 2024, të planifikuar në datat 7 dhe 12 shtator, përkatësisht kundër Irlandës dhe Gjermanisë.

Sezonin e kaluar Paul Pogba luajti vetëm 161 minuta të shpërndara në 10 paraqitje zyrtare. Në të vetmen ndeshje që luajti si titullar, kundër Cremoneses, më 14 maj, ai u lëndua pas 25 minutash duke u larguar nga fusha në lot./ Shqip


Top Channel

You may also like