Më në fund/ Pajtohen Efi dhe Kiara, moderatorja shpërthen në të qara gjatë bisedës. Ja çfarë ndodhi

by admin
Spread the love

Efi dhe Kiara i kanë lënë pas debatet me njëra-tjetrën ditën e sotme, duke shtrirë kështu dorën për t’u pajtuar. Pas diskutimeve të forta që kanë pasur me njëra-tjetrën përgjatë këtyre ditëve, dyshja janë ulur të sqarojen me njëra-tjetrën, duke ruajtur qetësinë në bisedën mes tyre.

Dyshja janë pajtuar dhe i kanë lënë debatet për t’i sqaruar jashtë shtëpisë, dyshja është përqafuar. Ajo që u vu re gjatë bisedës ishte se Kiara u prek nga e gjithë kjo dhe qau. Efi u shpreh e zhgënjyer për atë që ndodhi mes tyre, ndërsa theksoi dhe njëherë se nuk e priste atë sjellje nga Luizi dhe Kiara.

Kiara: E lëmë atë që ka ndodhur jashtë dhe e sqarojmë jashtë, këtu vazhdojmë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra kur dola…

Efi: Unë e kam problem se ti nuk më ke besuar. Unë kam dëgjuar shumë gjëra dhe ty nuk të kam hedhur poshtë, ti e bëre…

Kiara: Ashtu siç kam kërkuar çdo ditë të Zotit që ne të pijmë një kafe jashtë kësaj shtëpie, kështu po e kërkoj dhe tani që t’i sqarojmë të gjitha gjërat.

Efi: Mos ndrysho për asnjë banor. Po ta them në sy. Mos ndrysho. Trego që ti kjo ke qenë, kjo je dhe kjo do jesh. Për asnjë lloj arsye nuk duhet të ndryshosh. Zgjidhi njerëzit, mos i fut të gjithë ne një thes.

Kiara: Gabimi im ndoshta. U shpreha gabim atë ditë.

Efi: Të kam parë, nga ditët e para e deri te Prime isha duke plasur. Sepse e ndjeva energjinë tënde. Ti po rrije me mua, ndërsa Luizi s’po rrinte me mua. Ishte distancë e dukshme. Prandaj nuk erdha të të them ty.

Efi: E vetmja strategji e imja ishte që të rrija larg të gjithëve sepse s’doja të lidhesha emocionalisht. Por me juve jam lidhur. Dhe këtë gjë s’e ndryshoj dot. Jeni tre njerëz që ju dua.

Kiara: Unë këtu s’qaj dot. I vetmi vend ku mund të qaj është shtëpia ime. Këtu më është bërë lëkura shollë. Dje po rrija me Luizin dhe po qaja prej situates që është krijuar. Nuk e dua këtë gjë.

Efi: Dhe mua, më ke parë ndonjëherë të derdh lot? Nuk qaj sepse s’dua të mendojne njerëzit që po viktimizohem dhe që po ndihem keq. Por loti nuk është dobesi. Dhe arrita ne ate pike qe thashe çfarë është duke ndodhur. U ndjeva sikur dy njerezit me te afert mua me kthyen kurrizin. Mua me vri.sni vetem ju te dy…

You may also like