Me ndryshimet e reja në KP do të vjetërsohen 14 procese gjyqësore dhe do të ulet dënimi për ata që kanë shkelur ligjin

by admin
Spread the love

Me ndryshimet e reja të miratuara në Kodin Penal, vjetërsia absolute do të aplikohet në 14 procese gjyqësore të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike.Në vend se të miratohet ligj që do të kufizojë afatin e veprimit, do të ketë reperkusion për gjykatësit dhe prokurorët publikë që nuk veprojnë brenda afatit, por edhe përkundrazi, ulet dënimi për ata që kanë shkelur ligjin.Këto janë disa nga konkluzionet e dala nga paneli i sotëm i diskutimit “Ndryshimet në Kodin Penal: flamur evropian për dezintegrim?”, në organizim të Qendrës Ballkanike për Politikat Konstruktive “Solucion”.

Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, theksoi se miratimi i Kodit Penal në procedurë të shkurtuar rrit rrezikun e korrupsionit.Ajo konsideron se deklaratat e ushtruesve të funksioneve publike se janë të gatshëm për të luftuar korrupsionin janë vetëm deklarative meqë, siç shprehet ajo, në këtë mënyrë vetëm nxitet korrupsioni dhe rritet mundësia e tregtisë me ndikim.

“Ligji u miratua në një procedurë të shkurtuar, në mënyrë që e theksuam si problem në Strategjinë Kombëtare dhe bëmë të ditur se kjo vegël duhet të përdoret në mënyrë racionale, veçanërisht për ato që janë të thjeshta, nuk janë të kompletuara.Një ligj që provokon diskutim, debat kaq të gjerë, e gjithë kjo duhet të kishte ndodhur para miratimit të ligjit, e jo më pas.Pra, e gjithë kjo është një abuzim i veglës për miratimin e ligjit në procedurë të shkurtuar.Kështu që, në këtë drejtim, ne menjëherë e treguam edhe reagimin tonë, meqë në këtë mënyrë rritet rreziku i korrupsionit dhe për ne gjithë ajo që e dëgjojmë nga ushtruesit e posteve publike, se janë të gatshëm të luftojnë korrupsionin, tashmë e konsiderojmë si deklarative meqë në këtë mënyrë vetëm se nxitet korrupsioni, rritet mundësia e tregtisë me ndikim”, tha Ivanovska.

Ivanovska konsideron se në vend se të miratohet ligj që do të kufizojë afatin e veprimit, do të ketë reperkusion për gjykatësit dhe prokurorët publikë që nuk veprojnë brenda afatit, por edhe përkundrazi, ulet dënimi për ata që kanë shkelur ligjin.

“Cilët janë faktorët e rrezikut për korrupsion?Mosndëshkimi, mossundimi i së drejtës  shpërdorimi i pozitës zyrtare, kompetencat diskrecionale, nepotizmi, mostransparenca, mungesa e integritetit.A do të zvogëlohen këta faktorë me ligj të tillë?Jo, përkundrazi.Në vend se të miratohet ligj që do të kufizojë afatin e veprimit, do të ketë reperkusion për gjykatësit dhe prokurorët publikë që nuk veprojnë brenda afatit, por edhe përkundrazi, ulet dënimi për ata që kanë shkelur ligjin.Hapen shumë fusha diskutimi, por ne nuk do ta ndryshojmë substancën.Përkundrazi, me zgjidhje të tilla, ne mund t’u përcjellim vetëm porosi figurave të korruptuara që korrupsioni u shpaguhet. Cila është porosia për qytetarët?  Se korrupsioni do t’u shpaguhet”, tha ajo.

Sipas Aleksandra Cvetanovskës, kryetare e Shoqatës së juristëve të rinj maqedonas, me ndryshimet e sapomiratuara në Kodin Penal, do të ketë vjetërsim absolut në 14 procedura gjyqësore të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike – TNT, Talir, Trezor, Titanik, Titanik 2, Trajektorja, Tenderët, Shkallët spanjolle, Fortesa, rasti i Stefço Jakimovskit…dhe thekson se më shumë se 80 persona që janë të akuzuar në këto lëndë, nuk do të ndiqen penalisht.

“Vjetërsia absolute do të ndodhë ndaj të gjitha këtyre lëndëve gjatë zhvillimit të procedurave.Por, gjithsesi në këto lëndë tashmë është i qartë epilogu se si do të përfundojnë këto lëndë. Kjo është në raport me publikun për të matur se sa është ky dëm shoqëror, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëndë që tërheq interes të madh qytetar.Lëndët që njerëzit i kanë ndjekur dhe janë të interesuar në raport me atë se si do të jenë pasojat e veprave penale në këto lëndë”, tha ajo.

Cvetanovska theksoi se kur bëhen ligje, në miratimin e këtyre ligjeve, anashkalohet plotësisht  procesi i VNRR-së (Vlerësimi i Ndikimit të Rregullativës) në mënyrë që të shihet se sa do të ndikojnë këto ndryshime në shqiptimin e dënimeve.Ajo bëri të ditur se kritikat e tyre kanë qenë në drejtimin se jo vetëm që nuk ishte konsultuar publiku për ndryshimet, por edhe grupi i punës që po përgatiste Kodin e ri Penal ende nuk kishte informacione se po përgatiteshin ndryshime të tilla.Bëri të ditur se në procesin e miratimit të ndryshimeve të reja në Kodin Penal është keqpërdorur flamuri evropian.

Robert Skot Hajzlet, drejtor i lartë rezident i Institutit kombëtar demokratik në Maqedoninë e Veriut, theksoi se ne inkurajojmë dhe këshillojmë ata që aktualisht punojnë në reformat e Rregullores në Kuvend që të mendojnë se si të mbrojnë hapësirën qytetare, të sigurojnë pjesëmarrjen në proceset e politikëbërjes.Bëri të ditur se një mënyrë për ta bërë këtë është të kemi një kalendar parlamentar, në mënyrë që të dimë se kur gjërat shkojnë në proces, kur ligjet do të diskutohen në trupat e punës, kur do të ketë mundësi që qytetarët të kontribuojnë për legjislacionin dhe kur do të shkojë kjo në seancë plenare.

“Në këtë drejtim, ne kemi bashkëpunim të ngushtë me Parlamentin, për t’i inkurajuar ata të mendojnë për mënyrat në të cilat do të sigurojnë kalendarë parlamentarë, në mënyrë që të gjithë të dinë se kur ndodhin gjërat.Për më tepër, kur bëhet fjalë për mbikëqyrje, është e rëndësishme që të ketë procese të rregullta të mbikëqyrjes për të siguruar mjedis në të cilin deputetët parashtrojnë pyetje për atë që po ndodh.Për shembull, Klinika e Onkologjisë, ka ndodhur kohët e fundit, parashtroni për atë se çfarë ka ndodhur atje dhe pse.Gjithashtu, kur përdoret flamuri i BE-së, ai duhet të ketë numër CELEX, pra numri i BE-së dhe tabelat përkatëse për të shënuar saktësisht se cilës pjesë i referohet ndryshimi.Këto janë disa nga shembujt për të cilët ne po përpiqemi të punojmë me Parlamentin, të mendojmë për mënyrat e sendërtimit dhe përmirësimit të Rregullores në mënyrë që të sigurohemi se më shumë njerëz do të ulen në tryezë dhe të marrin vendimet e duhura. Kjo është një përpjekje për të promovuar transparencën, llogaridhënien, mbrojtjen e hapësirës qytetare nga korrupsioni, inkurajim të pjesëmarrjes në politikëbërje”, tha Hejzleti.

MARKETING




You may also like