“Më morën të gjitha rrobat”, Ivana Knoll bie pre e grabitjes në Paris

by admin
Spread the love

Ivana Knoll, modelja kroate që u bë e njohur Kupën e Botës 2022 ka përjetuar një shqetësim të madh pas zbarkimit në Paris.

Ajo u përballë me hajnat, që ia kanë grabitur paratë dhe fustanet me vlerë.

“Sapo mbërrita, ata arritën të më vidhnin një valixhe të vogël”, ka shkruar Knoll Doll në rrjetet sociale, e më pas ka zbuluar më shumë detaje rreth situatës dramatike për fansat e saj.

“Përshëndetje nga Parisi, vetëm për t’ju bërë të ditur se jam mirë. Sapo u grabita siç ndodh zakonisht këtu. Herën e fundit që mbërrita, ma morën çantën dhe portofolin dhe tani valixhen. Më morën të gjitha rrobat, nuk e di se çfarë do të vesh sonte”, shkruan Knoll.

You may also like