Mbyllja e kopshtit, nënkryetari i PD habit me deklaratën: Do i shtrëngoja grushtet për të mos e goditur Edi Ramën

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është tensionuar teksa diskutonte me prindërit e fëmijëve që shkonin në kopshtin “Zubeyde Hanim”. Në një takim me prindërit, Boçi tha se po të ishte në vendin e tyre, do e kishte shumë të vështirë që të mos qëllonte në fytyrë kryeministrin Edi Rama.

“Do thoni ju që mua më takon ta shaj Edi Ramën. E vë veten time në pozitën tuaj dhe nuk e di sesa do i shtrëngoja grushtat për të mos e goditur në momentin që do e kisha para, po ta bënte me fëmijën tim. A po ju orientoj unë që të bëni një gjë të tillë? Jo. Nuk duhet ta bëni një gjë të tillë se shoqërua ka mekanizma të tjerë, ka forma revolte. Shqetësimet tuaja, janë edhe shqetësimet tona,”-tha Luçiano Boçi.

“Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

You may also like