Mbyllet pjesa e parë/ Kosova vuan përballë Greqisë, por e ruan të paprekur rrjetën

by admin
Spread the love

UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Greqi-Kosovë, e cila nis në 20:45. Sipas Shqip trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka bërë disa ndryshime në rreshtim në krahasim me ndeshjen me Irlandën e Veriut, duke iu përshtatur kundërshtarit, që në “Fadil Vokrri” triumfoi 0-1.

Trajneri francez kthen në portë në rolin e titullarit Aro Muric, ndërsa në mbrojtje Rrahmani dhe Kryesiu në mbrojtje, Domgjoni në të djathtë dhe Aliti në të majtë. Rrudhani dhe Valon Berisha do të rreshtohen para mbrojtjes, ndërsa treshja Rashica, Muslija e Bytyqi pas shpinës së Muriqit.

 

Greqi – Kosovë 0-0

41′ – Pasiguri e Alitit në mbulimin e Bakasetas, kapiteni grek tund rrjetën e jashtme.

37′ – Tjetër moment i vështirë në portën e Kosovës, të pasaktë vendësit në përmbylljen e aksionit.

28′ – Tjetër tentativë nga Bakasetas nga jashtë zonë, topi përfundon jashtë.

17′ – Bakasetas tenton golin nga distanca, topi devijohet nga Muslija, reagon në kohë Muric.

12′ – Muric e godet keq topin, i jepet mundësia për të rrezikuar skuadrës greke, por Pavlidis nuk ka shënjestrën e duhur.

7′ – Krosim i rrezikshëm nga e djathta e sulmit të Greqisë, largon rrezikun Domgjoni.

1′  –  Nis sfida në Volos, topin e parë e luajnë vendësit.

 

 

 


Top Channel

You may also like