Mbijetesa në Serie A një ekuacion i vërtetë, Genoa thyen në fund Cagliarin

by admin
Spread the love

Ekuacioni i mbijetesës në Serie A është bërë edhe më i vështirë, pasi Genoa ka mundur me rezultatin 1-0 skuadrën e Cagliari dhe tashmë bashkë me Salernitana kanë tre pikë më pak se ekipi i Mazzarrit dhe pesë më pak se Sampdoria, kur kanë mbetur edhe katër javë në Serie A.

Genoa e kishte për jetë a vdekje këtë ndeshje dhe i duhet të fitonte, ndaj edhe kishte komandën e lojës në fillim. Sinjalin e parë e dha Portanova në minutën e katërt, por Cragno ishte në gatishmëri. Miqtë u kundërpërgjigjen me një goditje të pasaktë me kokë.

I njëjti lojtari e vuri edhe në minutën e 22-të portierin Sirigu, kurse Amiri me një gjuajtje fluturimthi bëri që Cagliari të dridhej pas gjysmë ore lojë, me topin që “qethi” shtyllën. Miqtë shtatë minuta më pas patën pretendime për një penallti, për prekje të topi me dorë.

Arbitri nuk ishte i atij mendimi. Joao Pedro provoi edhe një herë në fund të pjesës së parë, por goditi mbi tra. 0-0 u mbyllën 45 minutat e pjesës së parë të këtij takimi. E dyta nisi me një tjetër raste nga miqtë, sërish me Joao Pedro. Sulmuesi i Italisë e çoi topin në shtyllën e majtë të portës.

Cagliari ishte më konkret dhe në minutën e 67-të iu afrua golit me dy tentativa, fillimisht me Keita që u ndal nga Sirigu. Tentativa tjetër e Marin shkoi jashtë kuadratit. Ekipi nga Sardenja u mundua shumë që të shënonte dhe me Rog e çoi topin në rrjetën e jashtme.

Përpjekjet e Cagliari nuk u shpërblyen dhe për më tepër pësuan gol një minutë para fundit të kohës së rregull, me Badelj që brenda zone shtangu portierin Cragno. Katër minutat shtesë nuk sollën gol tjetër dhe Genoa mori tre pikë të arta.

SERIE A – JAVA 34

Genoa-Cagliari 1-0
Shënues:
Badelj 89’

Foto: Genoa CFC, Facebook

You may also like