Mbi 4.800 vende te reja të punës për tre vite në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale

by admin
Spread the love

Deri në fund të tetorit të këtij viti, numri i të punësuarve në kompanitë në zonat zhvillimore teknologjike industriale është ritur në 17.769 që është 10 për qind më shum se e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Analiza e fundit e Drejtorisë tregon se krahasuar me të njejtë periudhë të vitit 2021 kemi rritje prej 28 për qind, ndërsa krahasuar me vitin 2020 ka rritje prej mbi 32 për qind. Sipas analizës, për tre vjet krahasuar me numrin mesatar të të punësuarve në vitin 2020 më shumë se 4.800 qytetarë kanë marrë vende te reja pune në zona.

“Gjithashtu, eksporti në tetor ka kaluar kufrin prej 3 miliardë e 100 milionë euro, që është në të njejtin nivel krahasuar me vitin e kaluar, por për 25 për qind më shumë në krahasim me dhjetë muajt e parë të vitit 2021 pra 50 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar të njejtën periudhë të vitit 2020. Vetëm në tetor  kompanitë në ZZHTI arritën te eksportojnë gati se 300 milionë euro. Kompanitë në ZZHTI që nga fillimi i këtij viti kanë bërë import mbi 2 miliardë e 500 euro. Kjo është pothuaj se në të njejtin nivel, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, gjegjësisht për 5 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021 dhe për 50 për qind në krahasim me vitin 2020”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Nga aty bëjnë të ditur se për shkak të zhvillimeve të tilla ekonomike, neto eksporti deri në tetor është pozitiv dhe arrin në 21 për qind, që është 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në kumtesë thuhet se ky trend pozitiv i rritjes pritet të vazhdojë deri në fund të vitit për shkak të rritjes së vëllimit të kontratave të lidhura për investime. Vetëm këtë vit janë lidhur kontrata në vlerë prej 350 milionë eurosh ku tashmë janë duke u realizuar një pjesë nga 6.000 vende të reja të punës të planifikuara.

“Për Qeverinë, ky është një tjetër konfirmim se ne ofrojmë një mjedis të qëndrueshëm biznesi dhe mbi të gjitha të parashikueshëm që kompanitë të mund të realizojnë planet e tyre afatgjata. E gjithë kjo është rezultat i konceptit të ri të Qeverisë dhe ZZHTI-së për tërheqjen e investimeve të huaja, për të cilin çdo investitor potencial duhet të paraqesë një plan investimi 10-vjeçar në bazë të të cilit vlerësohet kapaciteti i kompanisë dhe investimi dhe bëhet një pako e individualizuar për pjesëmarrjen e shtetit në investim” njoftojnë nga Qeveria.

MARKETING



You may also like