Mazzarri: Rëndësi ka fitorja – Shqip

by admin
Spread the love

Pas fitores 2:1 ndaj Salernitana-s, trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, analizoi këtë ndeshje dhe mbi të gjitha performancën e ekipit të tij.

Mazzari theksoi se rëndësi ka rezultati, ndërsa shtoi se rëndësi kishte që skuadra e tij e dominoi ndeshjen.

“Sot rezultati ishte thelbësor.

Bëmë mirë pavarësisht gjithçkaje. Gjëja më e rëndësishme është që pamë skuadrën të riluajë futboll, duke poseduar topin.

Megjithatë nuk kemi bërë ende asgjë, duhet të bëjmë më mirë para portës, por ishte shumë e rëndësishme të fitonim.

Në fillim më dukej si një ndeshje tjetër e përhumbur, pësuam gol që në nisje dhe dukej se nuk do ia dilnim.”-tha ai.

You may also like