Maui përballet me zjarre masive/ Spitalet të mbingarkuara, linjat e komunikimit nuk punojnë

by admin
Spread the love

Dhjetë shkolla publike në Maui do të mbyllen për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erës.

Zyrtarët shtetërorë të arsimit thanë në një  deklaratë për shtyp  se shumë shkolla do të mbyllen në Maui të Jugut për shkak të “përhapjes së zjarreve dhe evakuimeve në zonë”.

Shkolla e mesme Maui do të mbyllet për studentët dhe stafin të mërkurën sepse po përdoret si strehë për të evakuuarit, sipas departamentit.

Spitalet në ishullin Maui janë të mbingarkuar me pacientë, tha për CNN guvernatorja e Haëaiit Sylvia Luke, duke shtuar se kujdesi për të lënduarit në zjarre është penguar nga vështirësia e transportimit të pacientëve në objekte të tjera.

“Ne jemi tashmë në komunikim me sistemet e tjera spitalore për lehtësimin e barrës, realiteti është se ne duhet t’i largojmë njerëzit nga Maui për t’u dhënë atyre mbështetje për djegiet sepse spitali Maui nuk mund të bëjë trajtim të gjerë të djegieve“, tha Luke. “Përveç trajtimit të fatkeqësive, ne po merremi edhe me çështje të mëdha të transportit”.

Autoritetet po përpiqen gjithashtu të komunikojnë me zonat e prera nga zjarret dhe të koordinojnë evakuimet, tha Luke.

“911 është në rënie. Shërbimi celular nuk funksionon. Shërbimi telefonik nuk funksionon. Kjo ka qenë pjesë e problemit. Qarku Maui nuk ka qenë në gjendje të komunikojë me banorët në anën perëndimore, anën Lahaina”, shtoi Luke.

Telefonat satelitorë kanë qenë mënyra e vetme e besueshme për të kontaktuar me disa njerëz, përfshirë ata në hotele, shtoi ajo.

Zyrtarët e shtetit po punojnë me hotelet dhe një linjë ajrore lokale për të evakuuar turistët në një ishull tjetër, tha ajo.

Ajo i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë të shpallë emergjencë federale.

“Ne do të kemi nevojë për mbështetjen e FEMA”, tha Luke, “do të kemi nevojë për mbështetjen e Gardës Kombëtare”.


Top Channel

You may also like