Matri dhe Behrami janë të sigurt: Titulli i Interit do jetë më i hidhur nëse Milani fiton Ligën e Europës

by admin
Spread the love

Interi po marshon i pandalshëm drejt titullit kampion në Serinë A. Por pasi ka dalë shpejt nga Kupa e Italisë dhe sidomos nga Liga e Kampioneve, suksesi vetëm në kampionatin italian mund të mos ketë më shijen e një suksesi shumë të madh për zikaltrit. Sidomos nëse rivalët e përhershëm të Milanit i mundin në derbi, e për më tepër ia dalin që të fitojnë në Ligën e Europës.

“Fitorja në Ligën e Europës mund të bëjë më të hidhur fitoren e titullin, më shumë se një derbi. Nuk është një ndeshje e vetme që bën të hidhur sezonin”, tha ish-sulmuesi italian, Alesandro Matri, i ftuar në studion e “DAZN”.

I të njëjtit mendim është edhe Valon Behrami. “Një fitore në Europë ndryshon shumë perceptimin e gjërave. E kemi parë çfarë ka ndodhur me Romën e Murinjos. Një Milan në vendin e dytë me një fitore në Ligën e Europës, do ta kthente këtë në një sezon shumë të mirë për të’, tha ish-mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

You may also like