Massimo Moratti rikthehet në shtëpinë e Interit pas 10 vitesh

by admin
Spread the love

Massimo Moratti rikthehet te Interi pas 10 vitesh. Ish-presidenti zikaltër do të zbarkojë këtë të premte në shtëpinë e klubit në Pinetina, për të drekuar me skuadrën, trajnerët dhe drejtuesit e Interit.

Natyrisht nuk bëhet fjalë për një rikthim si aksioner, por për një takim miqësor për të komplimentuar skuadrën për atë që po bën këtë sezon dhs për ta inkurajuar për të vijuar më tej.

Massimo Moratti bleu Interin në 1995-ën dhe u largua përfundimisht në 2016-ën, duke fituar 16 tituj në harkun e 21 viteve, përfshi edhe një Champions League. Qendra stërvitore e Interit, Pinetina, u ndërtua nga babai i Moratit në 1962-shin e largët, teksa Massimo rikthehet aty pas plot 10 vitesh, pasi nuk kishte shkuar që prej 2014-ës kur shiti shumicën e aksioneve te Eric Thohir.

Dreka me Morattin në prag të takimit me Genoan pritet të jetë një tjetër dozë motivimi për djemtë e Inzaghit, që kanë vënë një dorë mbi titullin kampion të 20 në histori.


Top Channel

You may also like