MASHTRIM/ Vëllai i Jul Dedës akuzon produksionin, nxjerr foto të tjera të Eglës në makinë jashtë BBV

by admin
Spread the love

Bledi Strakosha ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në emisionin “Wake Up”, për të folur më shumë rreth ngjarjeve më pikante të ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP3”.

Gjatë kësaj bisede, Strakosha u shpreh se Ilnisa Agolli do të jetë ajo që do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Del Ilnisa, mos e diskuto fare. Unë po e shoh nga pikëpamja televizive. Besoj se fitues do të jetë Meritoni sepse këtë vit nuk ka figura mashkullore të forta që të të bëjnë për vete, përfshirë këtu edhe Meritonin. Ky është një “Big Brother” shumë femëror dhe më pëlqen. Mund të jetë dhe e qëllimshme nga produksioni, që të jetë fituese një grua”, tha Strakosha.

Bledi u shpreh se ‘Meritoni nuk i është as marionetë në duart e Ilnisës, është si një chiuaua.

“Për mua Meritoni është shumë rëndë. Nuk po bën një lojë të bukur. Mbrëmë kur kishte në tavolinë Eglën, nuk mund ta injorosh, ke përballë një grua, ishte një mungesë edukate në nivel përshtirosës”, shtoi ai.

Ndërsa lidhur me Ilnisën, Strakosha u shpreh:

“Humbësja më e madhe ndonjëherë e “Big Brother” në Shqipëri, është Ilnisa. Po tregon një negativitet që mua më ka lënë pa fjalë”.

Por jo vetëm kaq, pasi gazetari hodhi dhe një ‘bombë’ që çuditi studion e “Wake Up”:

“Ajo skena në vaskë me Meritonin dhe Eglën, ku ajo e shkumoi mirë dhe mirë ia bëri, ishte një moment erotik. Unë e shoh Meritonin me një dëshirë seksuale ndaj Eglës. Kjo dhe për faktin se meshkujt tërhiqen kur femrat u ngrenë nervat, jo kur i përkëdhelin. Më pëlqen dalja e Ilnisës dhe çifti i ri Egla-Meriton. Kështu do të ndodhë, ta them unë”.

You may also like