Marotta planifikon goditjen e radhës

by admin
Spread the love

Mario Hermoso është një emër i ndjekur në Itali nga Inter-i, Juventus-i, Napoli dhe Roma.

Mbrojtësi spanjoll është shumë larg rinovimit të kontratës me Atletico Madridin dhe një lamtumirë me kosto zero në fund të sezonit duket gjithnjë e më e mundshme.

Krahas skuadrave italiane, janë edhe skuadra të tjera të interesuara për mëngjarashin e lindur në vitin 1995, mbi të gjitha Barcelona. Nga Spanja, megjithatë, raportojnë sesi klubi katalanas është parakaluar nga zikaltrit.

“El Nacional” ka shkruar se rruga drejt Hermoso-s për Barcelona-n është bërë mjaft e ndërlikuar.

Katalanasit e konsiderojnë si profilin e duhur për mbrojtjen e tyre.

Marcos Alonso do të largohet nga klubi në verë dhe shitja e një prej yjeve të ekipit nuk mund të përjashtohet duke pasur parasysh situatën e komplikuar financiare që po kalon Barça.

Një kandidat serioz në këtë kuptim mund të jetë uruguaiani Ronald Araujo, i cili kërkohet nga Bayern Munich si dhe në Premier League. Shitja e uruguaianit mund t’i mbushë arkat e klubit me mbi 80 milionë euro. Kështu Barcelona, ​​në listën e zëvendësuesve të mundshëm, kishte menduar Hermoso-n.

Nga Spanja, megjithatë, nënvizojnë se si Interi është përpara katalanasve. Oferta financiare e bërë nga Interi në fakt do të ishte më e lartë se ajo e Barcelonas dhe gjithashtu se ajo e Aston Villas, një tjetër klub i interesuar për mbrojtësin spanjoll.

Hermoso duket se tërhiqet nga projekti zikaltër dhe për më tepër ideja për të luajtur për Barcelonan nuk e emocionon atë duke pasur parasysh të kaluarën e tij tek Espanyol dhe përvojat e tij fillimisht në ekipet e të rinjve të Real Madridit dhe tani tek Atletico.

Pas Taremit dhe Zielinskit, Marotta mund të realizojë një tjetër super goditje me kosto zero.

You may also like