Maqedonia e Veriut ka dëbuar edhe gjashtë diplomat rusë: Kanë vepruar në kundërshtim me konventën e Vjenës

by admin
Spread the love




Maqedonia e Veriut ka dëbuar edhe gjashtë diplomatë nga ambasada e Rusisë të cilët janë shpallur si persona non grata.

Ministria për Punë të Jashtme, informacionin e ka ndarë, pasi sot është thirrur ambasadori rus në vend, Sergej Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike me të cilin diplomatët janë shpallur si të padëshiruar në shtet.

“Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, diplomatët e apostrofuar kanë kryer veprime në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe do të duhet ta lëshojnë territorin e Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme”, kanë thënë nga MPJ, përcjell SHENJA.

 


You may also like