Malta merr kryesimin e OSBE-së për vitin 2024! – Shqip

by admin
Spread the love

VENDIMI DO TË KONFIRMOHET NË SAMITIN E OSBE-së NË SHKUP

Ministri i Jashtëm dhe Kryesuesi me OSBE-në, Bujar Osmani, ka njoftuar se në Takimin Përgatitor dhe në Këshillin e Përhershëm të Ambasadorëve të 57 vendeve pjesëmarrëse të Organizatës, në Vjenë është arritur konsensusi që Malta të jetë vendi I ardhshëm që do të kryesojë me OSBE për vitin 2024, përcjell KlanM.

“Vendimi do të konfirmohet në Këshillin Ministror të 30-të të OSBE-së në Shkup. Mirënjohje Maltës për gatishmërinë që ta marrë përsipër këtë rol jetik dhe të gjitha vendeve pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së për fleksibilitetin dhe mbështetjen e tyre”, tha Bujar Osmani.

Ndryshe, një nga sfidat kryesore të Samitit të Shkupit, ishte edhe gjetja e vendit që do ta merr kryesimin nga Maqedonia e Veriut për vitin e ardhshëm. Përvec kësaj do të duhet konsensusi për plotësimin e katër pozitave të rëndësishme në Organizatë. Mandati i funksionarëve aktual skadon më 4 dhjetor të këtij viti./KlanMacedonia

You may also like