Maignan: Humbja në derbi na motivoi, Interi mori fund pas Bolognas

by admin
Spread the love

Mike Maignan ka qenë padiskutim një nga protagonistët e Milanit në këtë sezon, pasi me pritjet e tij ka ndihmuar në shumë fitore të kuqezinjve. Portieri francez tregon se kush ishte pika e kthesës në garën për titull me rivalët e Interit:

“Kur Interi u ndal në Bologna kuptuam që për ata mbaroi dhe ne ishim të fokusuar vetëm te vetja jonë. Dhe kjo edhe falë tyre, sepse pas humbjes 3-0 që pësuam në Kupën e Italisë ishim me thikën ndër dhëmbë, ajo humbje na motivoi shumë”.

“Erdha te Milani për të punuar dhe luajtur futbollin tim. Nuk erdha për të marrë vendin e Donnarummas apo për ta bërë të harrohej, nuk ndjej asnjë shqetësim në lidhje me këtë. E dija që tifozët do më mbështesnin dhe e vërteta është që këtu u ndjeva menjëherë si në shtëpi.

Tani dua të bëj akoma edhe më mirë dhe në Champions, sepse ka vite që nuk e fitojmë këtë turne. Është një nga objektivat e mi, rikthimi i Milanit në majën e Europës, aty ky i takon ”, ka thënë portieri në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. / Oversport.tv

You may also like