Maddona bashkëpunim me Katy Perry? – Shqip

by admin
Spread the love

Problemet shëndetësore kanë vonuar projektin muzikor

Madonna ishte kryefjala e mediave të huaja për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore që shqetësoi jo pak fansat e saj dhe mbarë publikun. Problemet shëndetësore të artistes kishin filluar një muaj më parë, por këngëtarja nuk dëshironte të rrezikonte turneun muzikor Celebration.

Por përveç koncerteve të planifikuara mësohet se Maddona ka qenë duke punuar për një projekt të ri muzikor. Sipas gazetës britanike The Sun Madonna ka qenë së fundmi duke punuar në studio me yllin amerikan të popit Katy Perry.

Dy artistet kanë qenë duke punuar për  një projekt të veçantë muzikor. Megjithatë duket se problemet shëndetësore kanë vonuar projektin  e dy këngëtarëve.

Maddona ka dalë nga spitali dhe ndodhet në shtëpinë e saj në Nju Jork nën monitorimin e mjekëve.

Klan News

You may also like