Macron konfirmon: Tre shtetas francezë mes pengjeve të liruar nga Hamasi

by admin
Spread the love

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, konfirmoi se në mesin e 11 pengjeve të liruara nga Hamasi, janë edhe tre shtetas francezë.

“Tre nga bashkatdhetarët tanë të rinj janë pjesë e grupit të pengjeve të liruar sot. Jam jashtëzakonisht i lumtur me këtë njoftim. Ne mbetemi plotësisht të mobilizuar për të marrë lirimin e të gjithë pengjeve”, shkroi ai “X”.

Ai tha se Eitan Yahalomi 12-vjeç dhe vëlla e motër, Sahar dhe Erez Kalderon 16 vjeç, 12-vjeç, tashmë të liruar, nuk do të ishin pengjet e fundit që do të kthehen në vendin e tyre.

Dy shtetas gjermanë dhe gjashtë argjentinas ishin gjithashtu në mesin e të liruarve, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katarit.


Top Channel

You may also like