Lulzim Basha merr vendimet urgjente në mbledhjen e Kryesisë, zbardhet edhe se çfarë do të ndodhë ditën e nesërme

by admin
Spread the love

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që ditën e nesërme të mblidhet Këshilli Kombëtar. Lajmi është bërë i ditur nga burime në Kryesinë e Partisë Demokratike të mbledhur nga krydemokrati Basha.

Mbledhja erdhi disa minuta pasi Kuvendi Kombëtar shkarkoi Lulzim Bashën nga kreu i PD.

Në Kryesinë e PD do të merren masa disiplinore për atë që ndodhi sot në “Air Albania”.

Propozimi për rendin e sotëm të ditës;

1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat pro perëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.

2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.

3. Qëndrim politik nga kryesia.

4. Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë.

Ndërkohë 9 anëtarë të Kryesisë që mbështetën foltoren dhe i janë bashkuar Kuvendit dhe refuzuan të merrnin pjesë në mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Lulzim Basha.

Mes tyre, Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.

You may also like