Lukashenko kërkoi përmirësim të marrëdhënieve, përgjigjet Polonia: Ulini tensionet dhe lironi të burgosurit

by admin
Spread the love

Polonia i ka dhënë një përgjigje deklaratës së presidentit të vetëshpallur bjellorus Aleksandër Lukashenkos, i cili shprehu dëshirë të papritur për të rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne jemi fqinjë dhe nuk i zgjedhim fqinjët tanë, ata janë nga Zoti”.- tha Lukashenko.

Kësaj deklarate, Paweł Jabłoński, zëvendësministër i Jashtëm i Polonisë, iu përgjigj duke thënë se nëse Lukashenko do përmirësim të marrëdhënieve, zgjidhja është e drejtëpërdrejtë, të ndalohen provokimet në kufi dhe të lirohen të burgosurit.

“Nëse Bjellorusia me të vërtetë kërkon marrëdhënie pozitive me Poloninë, zgjidhja është e drejtpërdrejtë.Ndaloni provokimet në kufi, lironi Andrzej Poczobut dhe të burgosurit e tjerë nga burgjet bjelloruse.”– tha ai.

Ai shtoi se këto vendime i takojnë vetëm qeverisë bjelloruse.

Jabłoński tha se Polonia nuk ka pasur kurrë qëllime armiqësore ndaj Bjellorusisë dhe dëshiron marrëdhënie miqësore.

Megjithatë, ai ia atribuoi marrëdhëniet e tensionuara aktuale sjelljes së autoriteteve bjelloruse, duke shtuar: “Përgjegjësia për marrëdhëniet tona qëndron drejtpërdrejt tek autoritetet bjelloruse, të cilat kanë shfaqur sjellje armiqësore ndaj Polonisë”.

Për kontekstin, Lukashenko ka akuzuar më parë Poloninë për përgatitjen e agresionit kundër Bjellorusisë.


Top Channel

You may also like