Lukaku dëmtohet sërish, tani shqetësohen seriozisht edhe në Belgjikë

by admin
Spread the love

Nuk ka paqe për Romelu Lukakun. Sulmuesi belg, i cili sapo ishte kthyer në stërvitje pas problemit që pati në muskujt e kofshës së djathtë, detyrohet të ndalet sërish për shkak të shqetësimit që la ndier në miotendinin të kërdhokullës së të njëjtës kofshë.

Simone Inzaghi nuk mund të ketë nën urdhrat e tij për ndeshjen me Bayernin e Munihut në Champions dhe është pothuajse e sigurt mungesa e tij edhe ndaj Juves, në derbin italian. Ekziston mundësia që ai ta ketë mbyllur këtë vit kalendarik, edhe pse këtë do ta përcaktojnë më saktë ekzaminimet mjekësore.

Rikthimi te zikaltrit ka rezultuar deri tani zhgënjyes për Big Rom: vetëm pesë paraqitje në total, katër në Serie A dhe një në Champions League, kundër Viktoria Plzenit, kur gjeti pas dy muajsh golin (kishte shënuar në javën e parë të Serisë A, kundër Lecces). U dëmtua në ndeshjen me Lazion, për të qëndruar plot 60 ditë jashtë skuadrës.

E shqetësuar është edhe Belgjika, pasi një ndalesë kaq e gjatë një muaj para Kupës së Botës nuk është lajm i mirë./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like