“Luizi dhe Kiara, dasma e vitit”, Altin Shira rrëfen emocionet e ceremonisë

by admin
Spread the love

Këngëtari i mirënjohur, Altin Shira krahas rrëfimeve për familjen, është ndalur edhe tek profesioni i tij prej artisti.

I ftuar në “S’e luan Topi”, Altin Shira ka folur “pa dorashka” kur tha se dasma më e bukur që ka marrë pjesë këtë vit, ishte ajo e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. I pyetur pse, Shira tha se aty mori një emocion ndryshe.

Erjona: Kush është dasma më e bukur që ke marrë pjesë?

Altin Shira: Dasma më e bukur e këtij viti unë mendoj se është dasma e Luizit. Ajo më ka dhënë një emocion të paparë këtë vit. Dasma e Luizit, ajo do të mbahet mend nga shqiptarët. Tani po tregohem i drejtpërdrejtë, se mos u ngel hatri atyre që u kam shkuar në dasmë dhe më thonë: ‘Ore, po ka qenë edhe dasma ime e mirë’.

Erjona: Po pse të dha kaq emocion?

Altin Shira: Nuk e di të të them pse.

You may also like