Luis Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

by admin
Spread the love

Luis Alberto befasoi fansat duke njoftuar drejtpërdrejt në televizion se e ka kërkuar tashmë largimin nga Lazio.

Mesfushori kishte qenë pranë largimit disa herë në vitet e fundit, për të ndryshuar pastaj gjithmonë mendjen, por këtë herë situata duket të jetë ndryshe.

“Javët e fundit kanë qenë të vështira për mua. Nuk e di se cili do të jetë projekti, por mund të them se sigurisht që nuk do të jem pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm”, tha ai për “DAZN” sonte, menjëherë pas fitores 4:1 ndaj Salernitanas.

“Unë tashmë i kam kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën, nuk dua të marrë një euro më shumë nga Lazio. Ky klub më ka dhënë shumë, por ka ardhur koha që të largohem dhe t’ua lë të tjerëve”, shtoi spanjolli.

31-vjeçari është nën kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2027, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai do të largohet duke u transferuar diku tjetër, apo do të largohet si lojtar i lirë duke prishur kontratën me klubin paraprakisht, si dhe duke hequr dorë nga pagat.

Luis Alberto ka bërë 302 paraqitje me fanellën e Lazios, duke kontribuar 51 gola dhe 76 asistime.

Ai është pjesë e klubi nga Roma që prej vitit 2016, kur u transferua nga Liverpooli për 4 milionë euro.

You may also like