Lufta godet ekonomitë! Rrezik për krizë në Egjipt, Liban e Jordani

by admin
Spread the love

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon ta përkeqësojë akoma edhe më shumë stabilitetin e brishtë financiar të vendeve në kufi me shtetin hebre.

Egjipti, Jordania e Libani, të gjendur tashmë përballë krizash ekonomike, përballen me probleme shtesë. Kjo gjë e ka nxitur Fondin Monetar Ndërkombëtar që t’i paralajmërojë ato në raportin e shtatorit se mund ta humbin “stabilitetin socio-politik”.

Paralajmërimi erdhi pak pasi Hamasi sulmoi Izraelin duke e nxitur një luftë që lehtësisht mund të shkaktojë kaosin me të cilin më pas duhet të merren presidenti amerikan, Joe Biden dhe Bashkimi Europian. Për administratën e Bidenit, e cila është e përkushtuar për parandalim të zgjerimit të luftës Izrael-Hamas, konflikti mund t’i shumëfishojë problemet dhe mund të shkaktojë kolaps qeveritar në disa vende.

Nëse konflikti përshkallëzohet, ai mund ta përfshijë rajonin, i cili është jetik për furnizime globale me naftë. “Sa më pak të qëndrueshme të jenë gjërat në aspektin ekonomik, aq më e lehtë është për aktorët e këqij në rajon që t’i lëvizin gjërat”, shprehet Christopher Swift, avokat ndërkombëtar dhe ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit. Politika, ekonomia dhe siguria janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”, shton ai.

Shefi i Bankës Botërore, Ajay Banga parlajmëroi së fundi se vendos zhvillimin ekonomik në “një rrugë të rrezikshme”. Që situata është tejet serioze, këtë e pohoi dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili u takua me zyrtarë të FMN-së të cilëve u tha se duhet bërë më shumë për të mbështetura Qeverinë e Egjiptit, e cila, sipas tij, është nën preson të madh për shkak të mundësisë së rritjes së numrit të refugjatëve nga Gaza, si dhe nga Sudani, pasi banorët atje janë duke i ikur luftës civile.


Top Channel

You may also like