LSM: Në shtet nuk ka dialog social, por monolog social

by admin
Spread the love




Dje u mbajt seancë e Këshillit socio-ekonomik për të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes kumtesës publikoi se ka dialog social, se të gjithë marrin pjesë dhe se funksionon dialogu social në shtet, por për fat të keq realiteti është se dialog social nuk ka, por ka monolog social, reagojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas LSM-së, Qeveria nuk kudjeset për të punësuarit, por i lë vetëm të përballen me pasojat e krizës energjetike dhe ekonomike, ndërsa planifikon të shpenzojë pesë miliardë euro buxhet.

Nga LSM-ja akuzojnë për marrëdhënien diskriminuese të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave gjatë rritjes së pagave të të punësuarve në sektorin publik.

“Ministri i Financave Besimi, i cili nuk lejoi rritje të pagave të punonjësve në sektorin publik, ishte i pari që ka vepruar sipas kërkesës së LSM-së nga greva e përgjithshme duke i rritur pagat e punëtorëve në Ministrinë e Financave, të cilët do të kenë rritje të pagës prej 30 për qind, dhe në të kundërt punonjësit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për të cilët është përgjegjëse ministrja Trençevska, e cila nuk arriti të marrin rritje pagash, përkatësisht të cilët marrin rritje rroge për 0 për qind. Nuk ka përgjigje në pyetjet e LSM-së dhe të punëtorëve për arsyet pse buxheti nuk parasheh mjete për shtesa pagash, gjegjësisht janë paraparë 0 euro për pagesën e tyre, si dhe cilat janë arsyet pse buxheti ka siguroi vetëm 27 milionë euro për rritjen e pagave për të gjithë sektorin publik”, thonë nga Sindikata.

Nga aty theksojnë se përfaqësuesit e qeverisë nuk kanë sqarim konkret për asnjë pyetje të përfaqësuesve të punëtorëve dhe dialogu social reduktohet në “do t’i shqyrtojmë kërkesat tuaja dhe do t’ju përgjigjemi me shkrim”.

Vlerësojnë se kjo është shkelje e rëndë e të drejtës për organizim dhe bashkëpunim sindikal dhe se dialogu social po derogohet.

 


You may also like